Gjyshja ime në gjendje kritike në terapi oksigjeni me aparat të blerë nga familja se spitali s'ka; baba i shtruar në spital me terapi të mushkërive; krejt familja e infektuar. Pakoja financiare për punëtorët e biznesit të familjes që tash kanë mbetë pa punë s’është askund. [1/4]
Kryeministri @albinkurti merret me problemet e komunitetit shqiptar në Itali; ministrat e deputetët – të votuar për t’u marrë me problemet e Kosovës – janë në fushatë në një vend tjetër që ka siguru vaksinat. Qeveria nuk kujdeset për respektimin e masave që vet i vendosi. [2/4]
Shumica e njerëzve që i njoh e më rrethojnë kanë qenë entuziastë dhe kanë bërë çmos me votu për ardhjen e qeveritarëve që mërziten për qytetarët e vet – në familje dhe më gjerë. [3/4]
Nuk na intereson fare bashkimi me askënd. Besimin tonë po e keqpërdorni çnjerëzishëm. Urrejtja që ndjej për këtë tradhti është e papërshkrushme. Ia dolët të na mashtroni këtë herë, veç këtë urrejtje do ta ruaj me kujdes për ditën e zgjedhjeve të ardhshme. I keni duart me gjak.
A e paramendon dikush aty nga Qeveria si e kanë gjendjen njerëzit që janë edhe më keq?! S'keni si ta paramendoni se jeni në vende fqinje duke u arrestuar në protesta për punë që s'ju takojnë.
You can follow @ArianLumezi.
Tip: mention @twtextapp on a Twitter thread with the keyword “unroll” to get a link to it.

Latest Threads Unrolled: