all the love poems are made for her do të shtrihem, të venitem si kandil kur s'ka vaj, balt' e pluhur do të behem të më shkelë këmb' e saj, e te prehem duke puthur atë këmbë pasandaj.
si thëllëz' e bukur mos shiko, mos vështro si pëllumbeshë, shpirtin mos ma përvelo, mos u tund si mbretëreshë me qepallat si shtijë, mos më vra, mos më plagos, me veshtrim posi shkëndijë, mos më vdis e mos më sos.
të iu bëfsha ati syri, e leshravet si tërtëre, e qepallës si gjilpëre, që në zëmërë më hyri!ç'pate që më vrave, ç'pate?
kudo është bukuria, në qiej, në dhe, në hënë, në diell, në shenjë, në yj, ndër lule, nër drurë, ndë pyj. çdo vënt që të ketë zënë, atje çfaqet perëndia, po këtu është e tërë dhe ajo ti është bërë.
e pashë dije tek shkonte, soje ndrinte gjithë jeta, pa hoth syt' e më shikonte duke kthyer si shigjeta. posa pashë bukurinë, zëmërën' e varfrë ma piku, ndjeva në të dashurinë, që më erth dhe më s'më iku.
pse ska fjalë të dëftenjë dashurin' e bukurinë, nuk' e them dot atë ndjenjë, nuk' e them dot perëndinë. mos u mundo kot. nukë thuhet dot.
end of thread credits to naim frashëri for the cool verses love u man